Showbiz

Taylor Swift me kreativitet i qaset patriarkatit

Descriptive Text

Pop ylli 30-vjeçar shfaqet e panjohur në videoprojektin e saj të ri muzikor, ku e portretizon një burrë.

Videoklipi i këngës së fundit të Swiftit, “The Man” e jetëson tekstin i cili flet për atë se sa ndryshe i sheh bota, burrat nga gratë, transmeton Koha.net.

Dhe falë mrekullisë së grimit dhe teknologjisë, këngëtarja bukuroshe Swift, transformohet në një burrë krenarë dhe me karakter të ashpër i cili vepron sipas dëshirës, pa u frikësuar nga paragjykimet dhe çdo gjë që ai e bënë pritet me duartrokitje nga të tjerët. Dhe pikërisht për këtë flet kënga, refreni i së cilës është “Po të isha burrë, do të isha burri më i fuqishëm”.

Swift, e cila e ka bërë regjinë e videoklipit, mundohet që përmes tij ta shfaq trajtimin që shoqëria ia bënë grave në përgjithësi. Po ashtu, në fund të këngës, Swift ia sjellë publikut një video të shkurtër që e shfaq transformimin e saj në një burrë.

Rol të shkurtër në këtë klip ka edhe aktori, Dwayne "The Rock" Johnson, i cili e ka huazuar zërin për kryepersonazhin e këngës të portretizuar nga këngëtarja amerikane.

“The Man”, ka vetëm 24 orë që është publikuar në platformat muzikore, dhe i numëron më shumë se 10 milionë klikime në YouTube.