Showbiz

Diplo i “pikëlluar” nga të shtënat me armë zjarri në Brazil

DJ i njohur 41-vjeçar, ishte duke performuar në kuadër të një ndeje të organizuar me rastin e festës së karnevalit nëpër rrugët e Sao Paulos, kur publikun e kaploi paniku si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Por, muzikanti i njohur botëror thotë se nuk dëshiron që ky incident, t’i jap fund lirisë që e sjellë kjo festë.

Diplo i postoi disa fotografi nga kjo ngjarje në Instagram, bashkë me mesazhin ku shkruhej: “Jam i pikëlluar me faktin se njerëzit janë lënduar në një ngjarje të karakterizuar nga lumturia dhe argëtimi, siç është festa e karnevalit. Unë kam 20 vjet që vij në Brazil për të performuar, dhe për herë të parë isha dëshmitarë i çfarëdo lloji të dhunës. Por, ne nuk duhet ta lejojmë që ky incident, t’i jap fund lirisë që e sjellë kjo ngjarje e përvitshme.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Fico muito triste em saber que pessoas foram feridas em um momento de alegria e felicidade como o Carnaval. Faz 20 anos que venho ao Brasil e foi a primeira vez que testemunhei qualquer tipo de violência. Mas não devemos deixar que isso acabe com a liberdade trazida pelo espírito do Carnaval. This is a tough country.. It's bullet proof, maybe even invincible.. Its definitely blessed.. We were actually ready 15 minutes later to get on and do a show for everyone in Sao Paulo just as we made sure the medical teams were good.. But that's when thunder and lightning started to pour down as if Brazil started to cry. I will see you next year Sao Paulo because you know we love you???

A post shared by Thomas Wesley (@diplo) on

 

DJ Diplo, emri i vërtetë i së cilit është Thomas Pentz, ka premtuar se ky incident nuk do të ndikojë në vendimin e tij, për t’u rikthyer sërish në këtë qytet për të performuar, transmeton Koha.net.

Edhe pse Diplo nuk ishte lënduar nga këto të shtëna dhe menjëherë ishte dërguar në një vend të sigurt, e përditshmja “The Sun” ka bërë të ditur se një burrë dhe një grua, ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri.