Rita Ora është ndarë nga i dashuri Rafferty Law

Rita Ora është ndarë nga i dashuri Rafferty Law

26 February 2020 08:24

Ylli i hitit “Girls” besohej se e kishte filluar një lidhje të dashurisë me Raffertyn, që është djali i yllit të njohur hollywoodian, Jude Law me aktoren Sadie Frost, para tre muajsh kur dyshja po e xhironte filmin e tyre të ri “Twist”, transmeton Koha.net.

Por, tani po spekulohet se çifti i ka dhënë fund romancës së tyre të hershme, pasi javëve të fundit nuk janë parë duke kaluar kohë së bashku.

Një burim i afërt i këngëtares 29-vjeçare citohet të ketë thënë për të përditshmen, “The Sun”: “Rita kalonte shumë mirë me Raffertyn në sheshin e xhirimeve dhe që nga fillimin kishin shfaqur pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Ata u afruan shumë teksa po punonin në Londër edhe pse po i merrnin gjërat shtruar në raportin e tyre, duke mos dashur të identifikohen si çift. Por, Rita është detyruar të kalojë kohë jashtë vendit këto javët e fundit, dhe tani lidhja e tyre është zbehur paksa dhe nuk është se po flasin shumë mes vete. Pra, gjërat kanë mbetur pezull mes tyre deri të kenë mundësinë të ribashkohen. Aktualisht janë vetëm miq të mirë”.

Çifti kishte filluar të largohet nga njëri-tjetri pasi Rita po kalon më shumë kohë në Los Angeles, ku po e merr veten nga operacioni i heqjes së bajameve, ndërsa Rafferty vazhdon të jetojë dhe punojë në Londër.

Ora dhe Law, besohet se e kishin filluar lidhjen romantike në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishin afruar me njëri-tjetrin në xhirimet e filmit “Twist”, ku këngëtarja dhe aktorja e luan rolin e Artful Dodgerit ndërsa Law vjen në rolin e Oliver Twistit.

Dyshja e famshme fillimisht po e mbante lidhjen të fshehtë, por pas disa javësh u panë në publik të kapur dorëpërdorë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme