Showbiz

Aurela Gaçe publikon këngën kundër dhunës së burrave ndaj grave

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj “Veten dua gjallë”.

Mesazhi i këngës së saj, është kundër dhunës ndaj grave në familje.

Në klipin e këngës, Aurela ka vendosur të marrë vetë pjesë dhe luan rolin e një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti. 

Teksti :

S'më ka parë te qajë

Le t'më shohë tani

I kam thënë më fal

Unë për fajet e tij

Çfarë kërkon më shumë ai ?

Të më shkelë, s'më shkel njëri

Ref

E kam mbushur sot

Një valixhe plot me lot

Se e dua plot, sa e di një Zot

E di një Zot

Më lëndon ,lëndon e unë e fal

Por do shkoj se veten dua gjallë

Sa shumë tokë e ujë

Me të do t'më ndajë ,

E kur të mos më ketë,

Lotët vetë le ti thajë

Jetën s'ma ka dhënë ai

E t'ma marrë s'ma merr njeri