Lana Del Rey anulon turneun në Evropë shkaku i humbjes së zërit Foto: Reuters

Lana Del Rey anulon turneun në Evropë shkaku i humbjes së zërit

20 February 2020 13:54

Këngëtarja amerikane Lana Del Rey ka anuluar turneun e saj muzikor në Evropë për shkak të një sëmundjeje.

Ajo ishte paraparë të performonte nga java e ardhshme në Evropë, por ka bërë të ditur se mjekët i kanë rekomanduar pushim për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Më vjen keq që po ju zhgënjej në këtë minutë të fundit, por kjo sëmundje më ka befasuar dhe më ka shkaktuar humbje të zërit. Doktorët më kanë këshilluar të pushoj katër javë”, ka njoftuar ajo, shkruan BBC.

“Urrej të zhgënjej të tjetër, por më duhet të jem mirë. Me dashuri Lana”, ka përfunduar 34-vjeçarja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme