Ylli i hitit “I’m Not The Only One”, i cili e lansoi videoprojektin e tij të fundit “To Die For” në Ditën e të Dashuruarve, ka mbetur i shokuar nga reagimi i fansave rreth këtij projekti, që është pjesë e albumit të tij të ardhshëm.
Duke folur për rrjetet sociale, Smith ka deklaruar: “Leximi i reagimeve tuaja për këngën time të re, po më bënë të qajë. Ju dua shumë të gjithëve”.
Këngëtari 27-vjeçar i njohur si krijuesi i disa prej baladave më të mira të dashurisë, para pak javësh kishte treguar se këngën e re “To Die For” e kishte shkruar gjatë një periudhe të “vet-zbulimit dhe zemërthyerjes”, si dhe kishte vendosur t’ia dedikoj të gjithë personave të vetmuar për festën e Shën Valentinit, transmeton Koha.net.
Dhe pas publikimit të këngës dhe videoklipit të ri muzikor, ylli i hitit “Writing On The Wall” po ashtu e kishte konfirmuar lansimin e albumit të tretë të incizuar në studio, i cili gjithashtu e mban titullin “To Die For” dhe pritet të dal në shitje më 1 maj të këtij viti.