Showbiz

Rosario Dawson është deklaruar biseksuale

Në vitin 2018, aktorja 40-vjeçare ishte besuar se po deklarohet si homoseksuale kjo pasi e kishte postuar një mesazh në Twitter ku shkruhej: “Gëzuar muaji i krenarisë. Shumë dashuri për njerëzit e mi të komunitetit LGBTQ+”.

Por, derisa aktorja insistonte se atëkohë nuk kishte qenë qëllimi i saj ta prononcojë orientimin seksual, tashmë nuk është fshehtësi për publikun se ajo është biseksuale. Megjithatë, Dawson ka pranuar që ende nuk ka pasur lidhje romantike me ndonjë femër, transmeton Koha.net.

Duke e komentuar këtë postim për portalin “Bustle”, aktorja tha: “Njerëzit vazhdonin të thoshin se isha deklaruar si homoseksuale, por kjo nuk është vërtetë. Dua të them, sot ndjehem më ndryshe, por atëkohë nuk është se isha deklaruar rreth seksualitetit tim. Besoj që tani, mund të themi se e konsideroj veten biseksuale, ani pse asnjëherë nuk kam pasur lidhje dashurie me ndonjë femër”.

Ylli i filmit “Zombieland: Double Tap”, aktualisht është në lidhje dashurie me senatorin, Cory Booker, dhe së fundmi e ka pranuar se i dukej e çuditshme ta mendonte se një ditë mund të bëhet zonja e parë e shtetit, kjo ngase Booker ishte kandidat demokrat për president.

Vitin e kaluar, Cory Booker kishte deklaruar se ndihet i “bekuar” që është në lidhje dashurie, me një person aq kreativ dhe të veçantë sikurse Dawson.