Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin Foto: The Guardian

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

16 February 2020 21:39

Elton John, dukshëm i mërzitur, është detyruar të ndërpresë një koncert në Zelandën e Re pasi u ndje keq, për shkak të pneumonisë. Muzikanti 72 vjeçar, humbi zërin në mes të koncertit që po mbahej në stadiumin e Aucklandit, Mount Smart.

“Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj”, tha John para të pranishmëve në koncert. “Duhet të shkoj, më vjen keq”, përfundoi ai.

Elton John u duk se shpërtheu në lot kur në një moment u përkul mbi piano dhe tundi kokën. Audienca e shoqëroi këngëtarin me ovacione ndërsa ai dilte nga skena, i ndihmuar nga disa asistentë.

Më herët ai i kishte thënë shikuesve në stadiumin e mbushur plot, se ishte diagnostikuar me pneumoni. Koncerti ishte i pari në Zelandën e re, në kuadër të turneut të tij lamtumirës, “Yellow Brick Road”.

Johni duket se është prekur nga një pneumoni jo e zakonshme, një lloj infeksioni në mushkëri i shkaktuar nga baktere apo viruse. Ajo është pak më agresive se llojet e tjera të pneumonisë, dhe kërkon kujdes mjekësor. Simptomat janë të krahasueshme me ato të një të ftohti të rëndë, shpesh me kollë, dhimbje gjoksi dhe dhimbje koke.

Sër Elton John u vizitua nga një mjek në mes të koncertit dhe pavarësisht sëmundjes ai mundi të performojë disa këngë klasike si “Candle in the Wind” dhe “All the Girls Love Alice”. Por në përfundim, ai u dorëzua dhe nuk mundi të përfundonte performancën, me zërin e tij që u shua ndërsa përpiqej të këndonte “Daniel”.

Ajo që nuk dihet është se si do të ndikojë sëmundja e tij në datat e tjera të turneut. Ai duhet të luante edhe dy koncerte në Auckland, të martën dhe të enjten, si pjesë e turneut./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme