Këngët e Alban Skënderaj janë më të pëlqyerat në tregun shqiptar. Ai i ka kushtuar dhjetëra këngë dashurisë dhe me këtë gjë ka fituar zemrat e të gjithëve ndër vite.
Njihet si këngëtari i këngëve romantike dhe këtë Shën Valentin nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Albani ka suprizuar fansat me këngën e tij të re, që e ka publikuar vetëm para pak orës.
Kënga e titulluar “Çdo ditë një Shen Valentin” teksti i të cilës është ndërtuar me plot ndjenja dhe që i përshtatet të gjithë të dashuruarve, po bën bujë të madhe ditën e sotme dhe vetëm për pak orë ka arritur të marrë 29.860 views.
“Çdo ditë një Shen Valentin”, është pritur mirë nga të gjithë shqiptarët të cilët e përgëzojnë Albanin për këtë këngë dhe e vlerësojnë për thjeshtësinë që ai ka edhe në muzikën që bën.