Krijuesja e hiteve muzikore Diane Warren, u nderua me çmimin “Polar Music Prize”

Krijuesja e hiteve muzikore Diane Warren, u nderua me çmimin “Polar Music Prize”

11 February 2020 14:03

Tekst-shkruesja amerikane, Diane Warren, e cila ka realizuar hite për këngëtarë të famshëm të tillë si: Celine Dion, Cher dhe Lady Gaga, është nderuar me çmimin prestigjioz suedez “Polar Music Prize”.

Ky çmim është themeluar në vitin 1989 nga menaxheri i bendit të popullarizuar suedez “ABBA”, Stig Anderson, dhe në të kaluarën me këtë shpërblim janë nderuar yjet, Paul McCartney, Bob Dylan, Paul Simon, Elton John dhe grupi “Metallica”, transmeton Koha.net.

Warren, e njohur kryesisht për baladat e saj epike romantike, i ka shkruar më shumë se 80 këngë të cilat janë pozicionuar në top 10-shen e toplistave muzikore, kështu ka bërë të ditur “Songwriter's Hall of Fame”, pjesë e së cilës është edhe Warren, që nga viti 2001.

Ajo e ka shkruar edhe tekstin e hitit të Lady Gagas të vitit 2015, “Til It Happens to You”, këngë kjo e cila e shfaq perspektivën e viktimave të dhunës seksuale, dhe që ndihmoi në inicimin e lëvizjes #MeToo.

Dy shpërblime “Polar Music Prize” ndahen çdo vit, tradicionalisht një për muzikë klasike dhe një për pop muzikantë. Komiteti suedez këtë vit e nderoi edhe soprano austriako-ruse, Anna Netrebko, një nga virtuozet më të spikatura në botën e Operës.

Te dyja gratë e shpërblyera, e pranojnë një shumë prej 100 mijë dollarësh.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme