Showbiz

Paris Hilton poston foto nga rinia: Më mirë dukej para ndërhyrjeve

Këngëtarja, aktorja, sipërmarrësja dhe reality ylli Paris Hilton, 38, i postoi disa fotografi nga fëmijëria në profilin e saj në Instagram. Ajo u tregoi ndjekësve se si dukej në moshën 13, 15 dhe 16-vjeçare.

Adhurues të shumtë mezi pritën të komentonin se si trashëgimtarja e pasur nuk duket më si vetja. Poshtë fotografive të cilat fituan miliona pëlqime brenda më pak se 24 orëve, pati edhe komente negative.

“Kur isha 15 vjeç dhe i zbulova sutjenat push-up", shkroi Paris nën njërën prej fotografive ku u theksua gjoksi i saj.

Fansat gjithashtu komentuan se ky ishte një konfirmim i operacioneve plastike të saj, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse Paris për vite pohon se për pamjen e saj meritore është vetëm “Nëna natyrë”, ndjekësit shkruan se shihet që hunda është e korrigjuar.

“Dhe pastaj thotë se nuk ka bërë asgjë? Shikojani hundën. Hunda natyrale më dukej shumë më bukur”, ishin vetëm disa nga komentet poshtë fotos.

Por, trashëgimtarja e pasur nuk u kushtoi shumë vëmendje komenteve negative.