Showbiz

Armina i jep lamtumirën Shkëlzenit vetëm për një arsye të fortë

Bloggerja Armina Mevlani është e prerë kur bëhet fjala për përkushtimin në çift. Ajo shpesh ndan shprehje sentimentale, që me sa duket janë një pasqyrë e jetës së përditshme. Ditën e djeshme ajo ka treguar qartë se nuk preferon të jetë plani B.

“Nëse unë jam plani B për ty, ti për mua je plani ‘lamtumirë’”,- shkruan Mevlani në një postim në rrjete sociale.

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani prej kohësh janë në një marrëdhënie. Ata publikojnë rrallë foto bashkë dhe shpesh janë diskutuar edhe për ndarje të mundshme, të cilat deri më tani i kanë mohuar. Madje Armina ka folur dhe për planet e saj të afërta për martesë, me Shkëlzen Berishën.