Showbiz

Lyrical Son dhe Mc Kresha publikojnë këngën e re

Reperët e njohur nga labeli muzikor “Për Inati t’Njoni Tjetrit” (PINT), Lyrical Son dhe Mc Kresha, kanë publikuar këngën më të re.

Këngën e re, e cila titullohet “Amore” (Dashuria), e kanë bërë në bashkëpunim me Lav’dan, transmeton Koha.net. Po ashtu, këngën e re e kanë lansuar pa videoklip.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Lyrical Son, Mc Kresha dhe Singullari.

Kënga “Amore” është pjesë e albumit të PINT-it “United State of Albania”.