Fryma e Zappas ngjallet me “Hot Rats Sessions”

Fryma e Zappas ngjallet me “Hot Rats Sessions”

26 January 2020 09:01

Frank Zappa mund të jetë ylli i vetëm i rockut i frytshëm për së vdekuri, po aq sa ishte për së gjalli. Dhe kjo thotë shumë, duke pasur parasysh se ai kishte nxjerrë 62 albume gjatë pesëdhjetedy vjetëve të tij jete në këtë planet, shkruan sot Koha Ditore.

Prej vdekjes së tij më 1993, studioja e tij ka nxjerrë pothuajse 60 albume, duke e bërë edhe më të vështirë të gjarpërohet nëpër katalogun e tij prej labirinti dhe duke nxjerrë më së shumti perla pas vdekjes, sesa shumëkush kishte pritur se do të viheshin në pah.

E fundit është “The Hot Rast Sessions”, që vjen si përmbledhje e ushtrimeve dhe zhytjes në botën e thellë artistike gjatë “Mother of Invention”, që ishte kryevepra e parë solo e “Hot Rats”, që ishte gjithashtu albumi i tretë i Zappas i nxjerrë më 1969. Ishte një incizim origjinal i 43 minutave me ushtrime e prova rocku, dhe kompozimesh të hatashme, “një film për veshët tuaj”, sikur do ta quante ai, por këtu pothuajse në çdo minutë dëgjohet muzika e Zappas dhe bendit të tij.

Janë pjesë të ndara prej rreth shtatë orësh e nëntëmbëdhjetë minutash që të marrin me vete e të ngrehin në qiell. Por për dikë si Frank Zappa, i cili kishte kultivuar kultin e dedikuar të adhuruesve, janë diçka mahnitëse. Kjo është si puna e një ekspedite antropologjike.

Zappa gjithnjë e më fort preferonte ta konsideronte veten së pari kompozitor – e veja e tij, Gail, më pati thënë njëherë se shpresonte se dokumentari i ardhshëm i Zappas do t’i përgjigjej kësaj pyetjeje: “Çka dreqin i duhej dikujt që të dëshironte të ishte kompozitor?” – dhe në “The Hot Rat Sessions”, ju mund ta dëgjoni se si punonin mendjet prej gjeniu në kompozimin e Zappas.

Për adhuruesit, që tashmë janë familjarizuar me “Hot Rats” dhe tablonë dhe karakteret e tij bizare – koleksioni është si puna e një doracaku se duhet të kryhet një punë e mundimshme. Aty merret vesh se si kishte rrjedhur gjithçka. Ka shumë përzierje e ndërhyrje të secilës këngë, miksa që tregojnë mishmashin e instrumenteve, remiksa e çka jo tjetër.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme