Netflix ka publikuar fragmentin e parë për filmin e ardhshëm “Horse Girl”, dhe që në fillim i gjithë tregimi duket goxha i çuditshëm. Alison Brie shfaqet në rolin kryesor, ndërsa regjinë e bën Jeff Baen.
Fragmenti na njofton me Sarah (Brie), një vajzë të turpshme dhe paksa kreative e cila punon në një dyqan dhe përgatitet ta festojë ditëlindjen e saj. Sarah i do kuajt, punën e vet dhe zumban, por pjesën më të madhe të kohës e kalon vetëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeta e Sarah ndryshon në mënyrë dramatike pas asaj ditëlindjeje. Me interesin e ri të dashurisë (John Reynolds), në jetën e saj fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme - ëndrra të çuditshme dhe incidente të pashpjegueshme të gjumit që nuk i kanë ndodhur kurrë më parë, shkruan KOHA Ditore. Derisa përpiqet ta kuptojë se çfarë po ndodh me të, Sarah e gjen një lidhje me gjyshen e saj e cila i kishte të njëjtat simptoma si ajo, dhe beson se gjithçka është e lidhur me jashtëtokësorët. Gjithçka fillon të zhvillohet mjaft shpejt dhe kufijtë midis asaj që është reale dhe asaj që nuk është, zhduken pak nga pak.
Brie dhe Baen e kanë shkruar së bashku skenarin për filmin, ndërsa në film luajnë edhe Molly Shannon, Paul Reiser, Jay Duplass, Robin Tunney, Debby Ryan dhe Toby Huss.
Filmi do ta ketë premierën në festivalin Sundance, ndërsa në Netflix mbërrin më 7 shkurt të këtij viti.