The Weeknd sjell këngën e tij shumë të pëlqyer “Blinding Lights”, të vizuelizuar

The Weeknd sjell këngën e tij shumë të pëlqyer “Blinding Lights”, të vizuelizuar

22 January 2020 13:02

The Weeknd e ka publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull “Blinding Lights”, për të cilin po komentohet shumë. Megjithëse këngën kishte disa muaj që e kishim dëgjuar, projekti i kompletuar me videoklip po e sjellë këngëtarin në një mënyrë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

I njohur si një person i ndrojtur para kamerave, dhe një artist që kryesisht i ka kënduar vuajtjeve të dashurisë, The Weeknd, në këtë videoklip të realizuar nga Anton Tammi, vjen shumë më energjik, duke aktruar, dhe paksa i frikshëm e i mbuluar me gjak.

Videoprojekti “Blinding Lights” vjen si vazhdim i këngës së kaluar “Hartless”, e cila është xhiruar në Las Vegas ndërsa u publikua muajin e kaluar dhe po ashtu vjen e realizuar nga Tammi, transmeton Koha.net.

Videoprojektet po ashtu janë material i ri muzikor i këngëtarit, pas EP-s së vitit 2018 “My Dear Melancholy” dhe albumit të fundit të incizuar në studio, “Starboy”, i publikuar për publikun në vitin 2016. Ndërkaq një album i ri nga The Weeknd pritet të lansohet gjatë 2020-s.

Kënga “Blinding Lights” tashmë është publikuar në YouTube, ku ka marrë miliona klikime brenda vetëm 24 orëve të lansimit, ndërsa publiku kosovar fatkeqësisht nuk mund të ketë qasje në projektet e provajderit muzikor "VEVO".  

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme