Showbiz

Taylor Swift zbulon se përveç betejës me kancer, nëna e saj po përballet dhe me tumor në tru

Taylor Swift po kalon qaste të vështira në jetën e saj personale. Këngëtarja e njohur e cila shquhet për dashurinë dhe kujdesin që e tregon gjithmonë për të ëmën, Andrea Swift, e ka ndarë lajmin e keq se së fundmi, nëna e saj është diagnostikuar me tumor në tru.

Ndër vite, pop ylli amerikan ke ka ndarë me fansat e saj betejën e së ëmës me kancerin në gji, por gjatë një interviste për revistën “Variety”, Swift ka rrëfyer se si, derisa po trajtohej për kancer të gjirit, mjekët ia kishin zbuluar Andreas një tumor në tru.

“Simptomat e asaj që një person i përjeton kur ka tumor në tru, nuk kanë të krahasuar me trajtimet për kancerin e gjirit. Prandaj, kjo ka qenë një periudhë tejet e vështirë për familjen tonë,” ka thënë Swift.

Edhe pse Taylor Swift është personi i famshëm, Andrea ndër vite ka fituar famë të madhe duke u bërë një figurë e adhurues nga fansat e pop këngëtares. Madje shumica prej tyre, e ndjekin atë vazhdimisht dhe postojnë informacione rreth saj në rrjetet sociale. Më së shpeshti, Andrean mund ta shohin përkrah vajzës së saj, në paraqitje të ndryshme publike, përfshirë këtu edhe ceremonitë shpërblyese të muzikës.

“Secili e dashuron nënën e vet dhe secili nga ne e konsideron atë një person të rëndësishëm në jetën e tyre. Por, për mua, ajo është forca e cila më drejton. Pothuajse çdo vendim të jetës sime unë e marrë duke u konsultuar me të. Prandaj, ka qenë shumë e rëndësishme për mua që të flas hapur për sëmundjen e saj,” ka deklaruar pop këngëtarja e njohur.