Michelle Obama ka zbuluar muzikën me të cilën ushtron

Michelle Obama ka zbuluar muzikën me të cilën ushtron

21 January 2020 08:59

Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, e ka ndarë me ndjekësit e saj listën e muzikës me të cilën do të ushtroj gjatë vitit 2020.

Dhe në mesin e artistëve, këngët e së cilëve janë përzgjedhur nga zonja Obama në këtë listë janë: Bruno Mars, Lizzo, Cardi B, Childish Gambino, Calvin Harris dhe Dua Lipa, si dhe disa këngë të miqve të afërt të familjes Obama, Beyonce dhe Jay-Z, raporton Koha.net.

Hiti i Beyonces “Before I Let Go” i incizuar për albumin live të vitit të kaluar, “Homecoming”, po ashtu shfaqet në këtë listë, bashkë me këngën e vitit 2004, “Lose My Breath”. Derisa, Jay-Z arriti të hyjë në këtë listë me bashkëpunimin e tij me yjet, Kanye West dhe Big Sean, “Clique”.

“Është koha kur synimet për vitin e ri fillojnë të bëhen më sfiduese. Dhe për t’iu ofruar pak më shumë inspirim, dua ta ndajë me ju listën time me muzikën e ushtrimeve për vitin 2020. Këto këngë, gjithnjë më japin energji për ti tejkaluar disa prej ushtrimeve më të vështira,” ka shkruar ish-zonja e parë e shtetit Obama, në një mesazh të postuar në Instagram.

Image

Lista muzikore po ashtu e përfshinë një sektor të këngëve “më të qeta”, ku Obama ka përzgjedhur hite të yjeve si: Sam Smith, Meek Mill, Frank Ocean dhe të tjerë.

Muajin e kaluar edhe bashkëshorti i saj, Barack Obama, e ndau me fansat listën e tij muzikore, ku përfshiheshin disa prej këngëve të preferuara të ish-presidentit për vitin 2019.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme