Vajza nga Gjakova mahnitë jurinë e “The Voice Kids” në Poloni, favorite për të fituar

Vajza nga Gjakova mahnitë jurinë e “The Voice Kids” në Poloni, favorite për të fituar

20 January 2020 12:26

Njëmbëdhjetë vjeçarja shqiptare, është favorite për të fituar edicionin e sivjetmë të “The Voice Kids 3” në Poloni, shkruan KultPlus.

Një vajzë e thjeshtë në dukje por që “rrëzoi” gjithçka me zërin e saj. Kjo është Eliza Xërxa, vajza nga Gjakova, e lindur dhe rritur në Poloni që me performancën e saj ka bërë që juria e “The Voice Kids” në Poloni të ngrihet në këmbë.

Ajo solli para publikut dhe jurisë këngën e Demi Lovatos “Stone Cold”. Sapo nisi këngën ajo arriti ta përvetësojë jurinë e cila pa pritur vazhdimin u kthyen të gjithë për të parë e shijuar performancën e Elizës.

Në fund të performancës zëri i saj i fuqishëm u ndal e u zëvendësua me lotët që nuk i mbajti dot.

Për më shumë shikoni paraqitjen e Elizës: 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme