Showbiz

Publikimi i albumit postmortum të reperit Mac Miller, u shënua me një mural të veçantë

Descriptive Text

Një mural i ri i cili e përshinë reperin e ndjerë Mac Miller është zbuluar në Pittsburgh, duke përkuar me lansimin e albumit të parë postmortum të reperit.

Miller, emri i vërtetë i së cilit ishte Malcolm McCormick, u gjet pa ndjenja në pasditen e 9 shtatorit të vitit 2018, në shtëpinë e tij në San Fernando. Vdekja e tij u konfirmua si mbidozë aksidentale. Ai ishte vetëm 26 vjeçar.

Të premten, u publikua albumi i parë që nga vdekja e reperit, me titull “Circles”. Për të përkuar me këtë lansim, një ndejë dhe një ekspozitë e cila e nderon atë, poashtu u organizuan në qytetin e tij të lindjes në Pittsburgh të Pennsylvanias, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, murali në fjalë është krijuar nga artisti Jeremy Raymer dhe gjendet në këndin mes rrugëve, “James Street” dhe “East Ohio” në Deutschtown.

Image

Në një intervistë, artisti Raymer ka deklaruar që, pavarësisht se ndër vite janë realizuar disa murale që e nderojnë reperin Mac Miller, ai ka dashur të sjellë diçka më ndryshe për gjithë adhuruesit e tij.

Ndërkohë, adhuruesit e të ndjerit Mac Miller e kanë kritikuar ashpër reperin Eminem, për faktin se ka zgjedhur ta publikojë albumin e tij të ri befasues, në të njëjtën ditë me lansimin e albumit postmortum të reperit nga Pittsburghu.