Eminem befason fansat me album të ri

Eminem befason fansat me album të ri

17 January 2020 14:11

Reperi i njohur amerikan, Eminem, e ka lansuar një album befasues me titull “Music to be Murdered By” dhe videoprojektin e parë të këtij incizimi, “Darkness”, i cili bën thirrje për ligje më të rrepta të përdorimit të armëve në Amerikë.

Derisa ka pasur spekulime se Eminem po punon për realizimin e muzikës së re, reperi i befasoi të gjithë me publikimin e këtij albumi, të enjten mbrëma. 47-vjeçari nga Detroiti e ka hedhur në treg këtë incizim në të gjitha platformat, si: iTunes, Spotify, Amazon Music, Google Play dhe Apple Music, transmeton Koha.net.

Përveç albumit, ballina e të cilit është inspiruar nga regjisori legjendar Alfred Hitchcock, reperi i famshëm i trajtoi adhuruesit e muzikës së tij edhe me një videoprojekt. Kënga me titull “Darknes” zgjat gjithsej 6 minuta, dhe vjen e shoqëruar me një videoklip mjaft interesant. Në të, Eminemi shfaqet duke ecur përreth një skene të errët i veshur me një bluzë me kapelë ngjyrë hiri, maicë të bardhë dhe xhinse me atlete të bardha. Në një skenë tjetër të videoklipit, ai shfaqet në një dhomë hoteli në Las Vegas. Personi për të cilin Eminemi këndon në këtë projekt, është vrasësi, i cili në vitin 2017 shtiu me armë zjarri drejt adhuruesve në një festival muzikor në Las Vegas, nga dhoma e tij e hotelit. Vrasësi, Stephen Paddock, përfundoi duke i vrarë 58 persona dhe duke i lënduar 413 të tjerë, në një prej gjuajtjeve masive më vdekjeprurëse në historinë e Amerikës. Në fund, ai e kishte qëlluar veten për vdekje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

It’s your funeral... #MusicToBeMurderedBy Out Now - link in bio

A post shared by Marshall Mathers (@eminem) on

Albumi “Music to be Murdered By” i përfshin gjithsej 20 këngë dhe përfshin bashkëpunime me artistë të njohur të skenës muzikore, si: Young Ma, Royce Da 5'9", White Gold, Black Thought, Q-Tip, Denaun, Anderson Paak, Don Tolliver, KXNG Crooked dhe Joell Ortiz.

Albumi i fundit i Eminemit ishte ai i vitit 2018, “Kamikaze”, i cili po ashtu u lansua befas për të gjithë adhuruesit e reperit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme