Britney Spears mohon pretendimin e galerisë franceze për ekspozitën e saj të parë

Britney Spears mohon pretendimin e galerisë franceze për ekspozitën e saj të parë

17 January 2020 14:51

Britney Spears e ka denoncuar galerinë e artit “Galerie Sympa”, në fshatin jugperëndimor Figeac, Francë, pasi që galeria pretendonte se do ta organizonte "ekspozitën e parë personale" të këngëtares.

Në faqen e vet zyrtare në Instagram, galeria i ndau detajet e ekspozitës, duke shtuar se kuratorët ishin "të ngazëllyer që do ta hapnin ekspozitën e parë personale të @britneyspears."

Megjithatë, një botues i pop yllit 38-vjeçar ka thënë për BBC se "kjo nuk është e vërtetë".

Image

Sipas galerisë, ekspozita Sometimes you just gotta pay!!!!!, e titulluar sipas titullit që Spears e shkroi në Instagram vitin e kaluar së bashku me një klip të saj duke pikturuar jashtë, do të zhvillohet "derisa bota të mbarojë" – si referencë për hitin të yllit nga viti 2011 me po të njëjtin titull. Ekspozita thuhet se do të hapet më 18 janar, shkruan KOHA Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme