Showbiz

Kylie dhe Kendall Jenner paditen sërish për plagjiaturë

Të brendshmet e dizajnuara nga Kylie Jenner mund të jenë produkt tejet i shitur, por ato gjithashtu janë të kopjuara… të paktën kështu deklaron një kompani, sipas së cilës Kylie dhe motra e saj Kendall, ia kanë vjedhur dizajnin e dantellës së shfrytëzuar për koleksionin e tyre të rrobave të brendshme.

Motrat Jenner po përballen edhe me në padi të re për plagjiaturë të ngritur nga kompania “Klauber Bros.”, e cila dizajnon punime artistike dy dimensionale, të cilat më pas shfrytëzohen për prodhimin e dantellave.

Sipas kësaj kompanie, ata i kanë krijuar disa dizajne shumë specifike të dantellës, saqë u kanë bërë edhe të drejtën autoriale.

Si rrjedhojë, kompania ka ngritur padi kundër motrave, Kylie dhe Kendall, dhe sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, një palë brekë që e mbajnë emrin Kylie në to, gjithashtu e përfshijnë dizajnin e dantellës së kompanisë “Klauber”, i cili është shfrytëzuar pa të drejtë. Sipas tyre, motrat milionere po përfitojnë të holla nga puna dhe mundi i kompanisë. Me fjalë të tjera, ata po kërkojnë të paguhen për të gjitha brekët e shitura deri më tani.

Motrat Jenner ende nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtij rasti.

Image