Showbiz

Sa pritet të fitojë “Bad Boys for Life” në javën debutuese

Gati 17 vjet pas lansimit të filmit “Bad Boys”, aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence janë bashkuar përsëri për episodin e tretë të kësaj franshize.

Filmi i parë është lansuar në vitin 1995 dhe ka fituar 141.4 milionë dollarë në mbarë botën, shkruan “Deadline”. Episodi i dytë është lansuar 8 vjet më vonë dhe ka fituar 273.3 milionë në mbarë botën, duke rritur të ardhurat e franshizës në total prej 414.7 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Prodhimi i episodit të tretë, “Bad Boys for Life”, ka kushtuar 90 milionë dollarë, ndërsa Box Office Pro parashikon se ky film do të fitojë 24 deri 34 milionë dollarë në javën debutuese.

Në “Bad Boys for Life” luan Lawrence në rolin e Marcus Burnettit, i cili është një zyrtarë policor, ndërsa Smithi në rolin e Mike Loweryt, i cili është në krizë të moshës së mesme.

Të dytë bashkohen përsëri kur një mercenar shqiptar, vëllain e të cilit këta e kanë vrarë, u premton një bonus të rëndësishëm.

“Bad Boys for Life” do të debutojë më 17 janar.

Image