James Norton (34) është favoriti i ri seksipil për James Bondin e ardhshëm. Ai aktualisht luan në dramën e BBC "The Trial Of Christine Keeler", ndërsa lajmin e festoi gjatë Vitit të Ri.
Gjuetia për Bondin e ri filloi në vitin 2016, kur Daniel Craig (51) e pranoi se pasi që luajti në Casino Royale në vitin 2006, Bondi u ngrit mbi të. Dhe ai, siç thotë, si aktor dëshiron të vazhdojë më tej.
Atëherë filluan spekulimet për Bondin e ri, ndërsa si zëvendësime të mundshme u përmendën Tom Hiddleston, Idris Elba dhe madje edhe futbollisti i pensionuar David Beckham.
Në filmin më të ri nga franshiza e Bondit "No Time To Die", i cili del në prill, Daniel Craig e luan spiunin për herë të fundit, shkruan KOHA Ditore. Fansat u hutuan edhe nga Beyoncé e cila e postoi një foto ku shihej duke pirë martini. Kjo i nxiti spekulimet se ajo e interpreton temën e filmit të ri.
Qysh kur James Norton u votua si favoriti kryesor për personazhin e Bondit, aktorit i është rritur rejtingu. Ai shihet kudo, ndërsa së fundmi në promovimin e filmit të ri “Mr. Jones” ai ishte yll i tapetit të kuq. Në film ai e luan personazhin titullar Gareth Jones, ndërsa premiera pritet më 7 shkurt.
Filmi flet për historinë e vërtetë të gazetarit të Uellsit, i cili udhëtoi në Bashkimin Sovjetik në vitin 1933 dhe i zbulon disa të vërteta të pakëndshme në lidhje me komplotin ndërkombëtar. Përveç Saoirse Ronan, Emma Watson, Timothée Chalamet, Laura Dern dhe Meryl Streep, edhe James luan në "Little Women".