Showbiz

Warner Bros. nis shfrytëzimin e inteligjencës artificiale për të parashikuar suksesin e filmave

Warner Bros. nis shfrytëzimin e inteligjencës artificiale për të parashikuar suksesin e filmave

Warner Bros. do të fillojë ta përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të parashikuar se sa të suksesshëm mund të jenë filmat e tyre në arkat kinematografike. Platforma do t'i mundësojë që t’i testojë rezultatet e profitabilitetit në varësi të faktorëve të ndryshëm, përfshirë distribuimin dhe datën e lansimit.

Warner Bros. Pictures International, kompani kjo e cila përfshihet në “big six” të Hollywoodit, ka nënshkruar kontratë me start-up kompaninë “Cinelytic” nga Los Angeles për përdorimin e sistemit të tyre të menaxhimit të projekteve, raporton “Hollywood Reporter”.