Showbiz

Brad Pitt: “Jeta ime personale është një katastrofë e vërtetë”

Brad Pitt është tallur me jetën e tij private duke u tallur me lidhjet e tij jostabile.

Aktori i shkurorëzuar dy herë e pranoi se ai është objektiv i lehtë i tabloidëve gjatë një diskutimi me kolegun e tij Leonardo DiCaprio në një episod të ri të podkastit WTF With Marc Maron.

"Unë jam si pleh për revistat e pavlera", u tall Pitt, i cili i ka dy martesa të dështuara të profilit të lartë me aktoret Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. "Për shkak të jetës sime katastrofale personale ndoshta".

Brad vazhdoi të shpjegojë se ai ka përsosur teknika të caktuara për t’i shmangur kamerat e paparacëve kur del jashtë, por ai nuk pranoi të tregojë se cilat janë ato, shkruan KOHA Ditore.

"I kam disa rrugëdalje të mira që nuk do t'i zbuloj këtu, sepse ato janë akoma duke u zbatuar", u tall ai.

Brad gjithashtu u tall me jetën e tij personale kaotike derisa po e merrte çmimin për aktorin më të mirë mbështetës në “Golden Globes” të dielën, duke u tallur, "Doja ta sillja nënën time, por nuk munda, sepse me këdo që rri thonë se jam në lidhje".