Showbiz

Meghan dhe Harry nuk do t’i kalojnë pushimet për Krishtlindje në Britani por në Kanada

Princi britanik Harry dhe familja e tij do të kalojnë pushimet e Krishtlindjes në Kanada, sipas kabinetit të tij.

Kjo do të thotë që Princi Harry, gruaja e tij, Dukesha e Sussex Meghan Markle dhe djali i tyre shtatë muajsh Archie do të humbasin festën tradicionale të Krishtlindjes me Mbretëreshën Elizabeth II në pronën në Sandringham.

Zyrtarët e Pallatit konfirmuan se familja e Princit Harry ndodhet në Kanada, por nuk dhanë detaje të mëtejshme, raporton AP.

Dukesha e Sussex jetoi në Kanada për disa vjet para se të martohej me Princin Harry ndërsa po filmonte serinë ‘Suits’.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau në Twitter përshëndeti familjen e Princit Harry, duke u uruar atyre një qëndrim "të qetë dhe të bekuar" në Kanada.

"Ju jeni midis miqve dhe gjithmonë jeni të mirëpritur këtu," tha Trudeau./kp