Xhamajkania shpallet më e bukura e Botës Foto: Reuters

Xhamajkania shpallet më e bukura e Botës

14 December 2019 22:23

Xhamajkania Toni-Ann Singh është kurorëzuar me titullin Miss Bota 2019 të shtunën dhe tha se dëshiron që titullin e saj ta shfrytëzojë që të punojë për “ndryshim të qëndrueshëm” për gratë dhe fëmijët e tyre.

E pyetur për vlerën e garave të bukurisë në botën e sotme me fushatën #MeToo dhe për përpjekjet për barazi dhe respekt për gratë, 23 vjeçja e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Floridës tha se bukuria për të ishte aspekti i fundit i rëndësishëm për arritjen e saj.

“Dua të bëj ndryshim që është i qëndrueshëm. Nëse po flasim për gratë... duhet të jetë diçka që do të sigurojë që fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre të kenë vlerësim tjetër për jetën”, u tha e kënaqura Singh gazetarëve pas fitores së titullit në Londër, raporton Reuters.

Singh nuk specifikoi se çfarë ndryshimet kishte në mendje.

“Është në rregull kremtimi i gjërave siç është bukuria dhe atributet tjera si fuqia dhe gjëra të tilla. Por kjo është shumë më shumë”, shtoi ajo derisa po përqafonte prindërit e saj krenarë, Jahrine dhe Bradshaw, transmeton Koha.net.

Duke e përshkruar veten si “një grua të ndryshuar” pas përvojës së pjesëmarrjes në garën e Miss Botës, Singh tha: “Nuk mund të jetë kjo garë vetëm për bukurinë, sepse për mua, thënë të vërtetën, bukuria është e fundit në listë”.

Singh, e cila në garë këndoi një version të këngës “I have nothing” të solistes së ndjerë, Whitney Houston, e pranoi kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, Vanessa Ponce nga Meksiko.

Xhamajkanët që morën pjesë në ngjarje e vlerësuan fitoren e Singhit si triumf edhe për kombin e tyre.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme