Dokumentari për “ZZ Top” do të ketë edhe versionin DVD

Dokumentari për “ZZ Top” do të ketë edhe versionin DVD

14 December 2019 22:50

ZZ Top: That Little Ol’ Band From Texas, një dokumentar i shfaqur në kinema këtë verë të kaluar, do të dalë në Blu-ray, DVD dhe video digjitale më 28 shkurt.

Videoja i shton 35 minuta pamje bonus në film, përfshirë performancat e plota të katër këngëve - "Shuffle In C / Fannie Mae", "La Grange", "Sugar Brown" dhe "Blue Jean Blues" – të cilat u xhiruan në Gruene Hall për filmin, shkruan KOHA Ditore. Pesë këngë të tjera - "Thunderbird", "Tush", "Beer Drinkers & Hell Raisers", "I’m Bad, I’m Nationwide" dhe "Manic Mechanic" - u regjistruan midis viteve 1976 dhe 1981.

Përveç tregimit të historisë 50-vjeçare të ZZ Top me pamjet e mëparshme të padëgjuara dhe intervistat e reja, filmi përfshin biseda me Josh Homme dhe Billy Bob Thornton.

"Mendoj se edhe fansat tanë më të rryer do të befasohen nga ato që i mësojnë për personat që qëndrojnë prapa mjekrave dhe syzeve të lira të diellit," tha kitaristi Billy Gibbons. "Ja ku jemi, atje lart në ekranin e madh, dhe është diçka që e ndajmë me kënaqësi me fansat e ndryshëm."

Mes risive të prezantuara në film ishte edhe fakti se si, gjatë seancave për albumin debutues të bendit, Gibbons e fitoi tingullin e tij dallues duke e regjistruar një këngë të dytë në kitare që e bëri muzikën të tingëllojë më e plotë. Producenti dhe menaxheri i Bill Ham ishte kundër idesë së mbidubimeve, kështu që pronari i studios, Robin Brians e dërgoi Hamin të merrte brinjë në një vend 25 milje larg, gjatë së cilës kohë Gibbons e regjistroi pjesën e tij pa dijeninë e Hamit.

“ZZ Top: That Little Ol' Band From Texas” mund të porositet në uebfaqen e Eagle Rock, ku e kanë videon e shoqëruar me artikujt si një poster i firmosur nga të tre anëtarët, kapelë, bluzë, taketuke, prerëse cigaresh dhe karta bixhozi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme