Showbiz

Taylor Swift mendon ta themelojë një shtëpi muzikore pas mosmarrëveshjeve për masterët

Taylor Swift është duke menduar ta krijojë shtëpinë e saj muzikore për t’u siguruar që ajo e mban pronësinë e masterëve të saj.

Ylli është përfshirë në një mosmarrëveshje me drejtuesin Scooter Braun që kur ai e bleu shtëpinë e saj të vjetër muzikore, Big Machine, dhe së bashku me të edhe masterët e gjashtë albumeve të para të këngëtares së Shake It Off.

Derisa Taylor u përpoq t’i blinte regjistrimet nga shtëpia e saj e mëparshme muzikore, Braun nuk e pranoi këtë, dhe ajo tani planifikon t’i ri-regjistrojë gjashtë albumet e saj të para në të ardhmen e afërt, shkruan KOHA Ditore.

Duke folur për revistën Billboard pasi u shpall Femra e Dekadës nga Billboard, ajo foli për idenë e lansimit të muzikës së ardhshme në shtëpinë e saj muzikore dhe për nënshkrimin e artistëve të tjerë.

"Mendoj për këtë herë pas here, por nëse do ta bëja, do të më duhej ta bëja me gjithë energjinë time", tha ajo për revistën.