Pierce Brosnan është shtesa më e fundit në kastin e rebootit të ardhshëm të Cinderella nga Sony - ai do ta luajë mbretin.
Aktori 66-vjeçar do të luaj së bashku me Camila Cabello si jetimja e keqtrajtuar në komedinë muzikore, ndërsa në kast përfshihet edhe Idina Menzel, e cila do ta luajë njerkën e shpirtligë, dhe Billy Porter si zana.

Aktori britanik Nicholas Galitzine ishte angazhuar kohët e fundit si princi Robert në film, dhe Pierce do ta luajë babanë e tij, shkruan KOHA Ditore.
Ndërkohë që aktualisht është e paqartë nëse Pierce do të këndojë apo jo në film, kjo nuk do të ishte hera e parë që ai do ta shfaqte talentin e tij vokal, pasi që kishte kënduar më parë një pjesë të madhe në Mamma Mia! dhe vazhdimin Mamma Mia: Here We Go Again!.
Duke folur më parë për këndimin në ekran, Pierce tha për Sky News: "Të kënduarit nuk është domosdo ana ime e fortë - më pëlqen të këndoj, nuk jam shumë i sigurt se njerëzit e tjerë kënaqen me këndimin tim, por ata argëtohen shumë nga këndimi im."
Skenaristja e “Pitch Perfect”, Kay Cannon do ta shkruajë skenarin për projektin dhe gjithashtu do ta bëjë regjinë e filmit, pasi që e bëri debutimin e saj regjisorial me komedinë e vitit 2018, Blockers.
Muzikori, i cili do të xhirohet në Londër vitin e ardhshëm, do të shfaqet në shkurt të vitit 2021.