Showbiz

Fragmenti i fundit për trilerin aksion të Michael Bay "6 Underground"

Këtë të premte (sot) në Netflix mbërrin filmi më i ri i Michael Bay, kështu që ishte koha e duhur të publikohet trileri i fundit në mënyrë që të mos e harronim filmin.

Aksion-trileri më i ri i Bay, “Underground 6” u "kthehet fillimeve të veta" dhe na premton shumë eksplodime dhe skena të tensionuara, ndërsa në rolet kryesore shfaqen Ryan Reynolds, Melanie Laurent, Manuel Garcia-Ruflo, Adria Arjona, Corey Hawkins dhe Ben Hardy si ekipi i operativëve ndërkombëtarë në misionin më të rëndësishëm që e kanë pasur ndonjëherë - gjetjen e diktatorit brutal.

Ky ekip nuk është thjesht një ekip i zakonshëm i agjentëve dhe operativëve të fshehtë. Ata janë njerëz që kanë vendosur ta falsifikojnë vdekjen e tyre në mënyrë që të mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre dhe ta bëjnë atë që u shkon më së miri secilit prej tyre, shkruan KOHA Ditore. Udhëheqësi i tyre është mashkulli enigmatik me emrin e koduar "One" (Reynolds), misioni i vetëm i të cilit është të sigurojë që kolegët e tij nuk do të mbahen mend kurrë, por vetëm veprat e tyre (të mira).

Skenarin për filmin e kanë shkruar Rhett Reese dhe Paul Wernick (Deadpool), ndërsa “6 Underground” thuhet se është filmi i dytë më i shtrenjtë në produksion të Netflixit.

“6 Underground” pra shfaqet në Netflix nga 13 dhjetori.