Cardi B dhe Offset kishin kërkuar ndihmën e priftërinjve për ta shpëtuar martesën

Cardi B dhe Offset kishin kërkuar ndihmën e priftërinjve për ta shpëtuar martesën

10 December 2019 23:04

Cardi B dhe Offset iu drejtuan kishës për t’i ndihmuar në shpëtimin e martesës së tyre e cila po dështonte.

Yjet e hip-hopit u martuan në shtator të vitit 2017 dhe e mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në korrik të 2018-s. Megjithatë, në dhjetor krijuesja e hitit “Bodak Yellow” njoftoi në mediat sociale se ata të dy ishin ndarë.

Cardi B dhe Offset u pajtuan disa muaj më vonë dhe sipas çiftit, martesa e tyre po vazhdon të rritet.

Megjithatë, duke folur për numrin e janarit (2020) të edicionit amerikan “Vogue”, Cardi e pranoi se është mbështetur në besimin e saj për ta ndihmuar çiftin ta kalojë krizën, shkruan KOHA Ditore.

"Të gjithë në mediat sociale sillen sikur lidhjet janë perfekte," tha ajo. "Por të gjithë kanë probleme. Unë besoj në falje. Jam lutur për këtë. Unë dhe bashkëshorti im jemi lutur për këtë. Kemi pasur priftërinj. Dhe thjesht arritëm në mirëkuptimin se me të vërtetë jemi ne kundër botës."

Duke reflektuar për vendimin e saj për të qëndruar pranë yllit të Red Room, ajo shtoi, "njerëzit ishin shumë të nervozuar me mua; shumë femra ndihen të zhgënjyera me mua", por unë ua shpjegova: "Nëse e doni dikë dhe ndaloni së qeni me të, dhe jeni në depresion dhe mediat sociale ju thonë të mos flisni me atë person, sepse ai ju ka tradhtuar, nuk jeni më të vërtetë të lumtur nga brenda derisa ta bëni bisedën".

Tani ajo thotë se çifti, të dy 27 vjeç, së bashku me vajzën 16 muajshe Kulture, janë më të fortë se kurrë më parë, duke shtuar: "Ai e ka mbështetjen time për gjithçka, unë e kam mbështetjen e tij për gjithçka".

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme