Billie Eilish raportohet se do t’i fitojë 25 milionë dollarë nga dokumentari i saj i ardhshëm për Apple TV+.
Me produksion nga shtëpia muzikore e yllit të Bad Guy, Interscope Records, filmi pritet të bëjë fjalë për këngëtaren 17-vjeçare pas publikimit të albumit të saj të parë, When We All Fall Asleep, Where Do We Go?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti do të jetë në dispozicion përmes platformës argëtuese TV+ në vend të Apple Music, e cila më parë kishte publikuar projekte dokumentare, si “The 1989 World Tour (Live)” i Taylor Swiftit dhe “Songwriter” i Ed Sheeran.
Lansimi i filmit vjen pasi që ylli i “Bury A Friend” u shpall artistja e vitit e Apple Music dhe është vendosur ta udhëheqë ceremoninë e parë të çmimeve të shërbimit për streaming Apple Music Awards, më 4 dhjetor në Steve Jobs Theater në Kaliforni, shkruan KOHA Ditore.
Dokumentari e përmbyll një vit të suksesshëm për Billie, e cila hyri në histori si artistja më e re që fitoi nominime në të katër kategoritë më të mëdha të Recording Academy – Album of the Year, Record of the Year, Song of the Year dhe Best New Artist - me gjithsej gjashtë nominime në Grammy Awards 2020.
Ajo është gjithashtu një nga të shpërblyerat e Billboardit për Women in Music, dhe do të nderohet gjatë një ceremonie më 12 dhjetor në Los Angeles.