Premiera e sezonit të 2-të të “American Gods”

Premiera e sezonit të 2-të të “American Gods”

05 December 2019 21:00

Seriali i çuditshëm, unik dhe shokues “American Gods”, i cili i mahniti fansat e zhanrit fantazi dhe të veprave të Neil Gaiman me sezonin e parë, po vjen në ekranet e vogla me sezonin e dytë!

Kjo përshtatje emocionuese, e freskët, e pasur, mahnitëse dhe madje edhe eksplicite e librit të shkrimtarit ikonik britanik është sigurisht unike; ajo është art po aq sa edhe argëtuese. Kjo seri shumë-shtresore duhet të shikohet me mendje të hapur për ta siguruar një përjetim të plotë.

Image

Ngjarja impozante e cila e mblodhi një ekip të mahnitshëm aktorësh, është vendosur në SHBA-në e sotme dhe e përshkruan një botë ku perënditë e lashta dhe të braktisura ecin nëpër Tokë në formën e tyre fizike dhe jetojnë në skajin e shoqërisë, shkruan KOHA Ditore. Pa e kuptuar se në çfarë po hyn, personazhi kryesor Shadow Moon e fillon një rrugëtim i cili do ta çojë atë në qendër të një beteje të madhe midis perëndive të vjetra të braktisura dhe perëndive të reja moderne të njeriut modern.

Sezoni i dytë i American Gods e sjell një vazhdim të dinamikës, produksion të lartë, kostumografi të fuqishme, cilësi vizuale mbresëlënëse, me shfaqje të shkëlqyera të aktrimit të personazheve të pazakonta dhe karaktereve të çrregullta.

Me Neil Gaiman si autor të bestsellerit me po të njëjtin titull dhe si producent i serialit, në sezonin e dytë punuan të shkëlqyeshmit Bryan Fuller (Star Trek: Discovery, Hannibal, Pushing Daises, Dead Like Me), Michael Green (Logan, Blade Runner 2049, Green Lantern), ndërsa në një pjesë të serialit edhe Jesse Alexander, Craig Cegielski, Stefanie Berk dhe Thom Beers.

Aktorët që i ekranizuan perënditë amerikane janë me të vërtetë mbresëlënës: Ian McShane (Deadwood, John Wick), Ricky Whittle (Hollyoak, Single Ladies, Mistresses), Gillian Anderson (The X-Files), Crispin Glover (Back to the Future), si dhe Emily Browning (Suckerpunch), Pablo Schreiber (Orange is the New Black), Kristin Chenoweth (Pushing Daisies), Orlando Jones (Evolution, The Time Machine), Jeremy Davies (Lost). Në sezonin e dytë ekipit i bashkohen Dean Winters, Kahyun Kim dhe Devery Jacobs.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme