Showbiz

Drake dhe Ed Sheeran shpallen artistët më të streamuar të dekadës në Spotify

Drake dhe Ed Sheeran janë shpallur artistët më të streamuar të dekadës në Spotify, janë këto shifra të konsoliduara nga 10 vitet e fundit.

Bazuar në shprehitë e dëgjimit të më shumë se 248 milionë përdoruesve në të gjithë botën, krijuesi i hitit “Hotline Bling”, Drake u shpall zyrtarisht artisti më i streamuar i dekadës, duke arritur 28 miliardë streame totale.

Ai u pasua në listë nga Ed Sheeran, Post Malone, Ariana Grande dhe Eminem, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, superylli britanik Ed e kryesoi renditjen e këngëve më të streamuara në vitet 2010 me “Shape of You”, e cila i arriti mbi 2.3 miliardë streame totale që nga fillimi i dekadës.

Once Dance i Drake me Kyla dhe WizKid, Rockstar i Post Malone me 21 Savage, Closers i The Chainsmokers me Halsey dhe Thinking Out Loud i Sheeran e përmbyllën top pesëshen.

Për vitin 2019, ishte reperi Post Malone ai që e zuri vendin e parë me më shumë se 6.5 miliardë streame, i pasuar nga Billie Eilish, e cila gjithashtu i siguroi më shumë se 6 miliardë. Ariana Grande, Ed Sheeran dhe Bad Bunny e kompletuan top pesëshen.

Në top listën e albumeve më të streamuara, Billie u bë artistja e parë femër që e siguroi pozitën numër një me When We All Fall Asleep, Where Do We Go?, ndërsa ishte Shawn Mendes dhe hiti veror i duetit me Camila Cabello, Senorita, ai që zuri vendin e parë për singlet me më shumë se një miliardë streame.