Courteney ka “hekurosur” rrudhat dhe tani ngjan si vajza e saj 15-vjeçare

Courteney ka “hekurosur” rrudhat dhe tani ngjan si vajza e saj 15-vjeçare

02 December 2019 19:14

Aktorja Courteney Cox (55) ka mahnitur më shumë se gjashtë milionë adhurues që e ndjekin në rrjetin social duke e postuar fotografinë me vajzën Coco Arquette (15).

Për ta shënuar Ditën e Falënderimeve dhe për të shprehur mirënjohje ndaj vajzës së saj adoleshente, pranë fotos ajo shkruajti: “Jam shumë mirënjohëse”. Aktorja vajzën e ka me ish-bashkëshortin David Arquette (48).

Përveç se pozoi me vajzën, Courteney në Ditën e Falënderimeve u relaksua në një divan luksoz me tre qentë e saj. Shoqja e Courteney, Jennifer Aniston (50) menjëherë e komentoi foton e familjes.

“Coco! Po rritesh shumë shpejt apo unë po plakem? Të dua shumë”, - ka shkruar aktorja. Se edhe fansat e saj të tjerë ishin të mahnitur me foton e nënës dhe vajzës, këtë e dëshmojnë edhe komentet.

“Binjake”, “Të dyja jeni shumë të bukura”, “Jeni kombinimi më i bukur”, “Derisa Coco po rritet ajo gjithnjë e më shumë po të ngjan ty”, “Identike”, - ishin vetëm disa nga komentet.

Përveç që fansat e lavdëruan foton, disa e vërejtën që fytyra e Courteney duket më rinore dhe e zbutur, kështu që e këshilluan që t’i linte injektimet me botoks, shkruan KOHA DItore. Aktores së Hollywoodit nuk i pëlqente mënyra se si dukej, kështu që injektoi fillerë në fytyrë. Ajo e pranoi se edhe pse fillimisht ishte e kënaqur me atë që kishte bërë, më vonë ishte penduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme