Showbiz

Helen Mirren: “Karrierën time ia kam borxh molit më të gjatë në botë”

Helen Mirren e dinte se dëshironte të ishte në show biznes që nga mosha pesëvjeçare, kur ra në dashuri me vajzat vallëzuese në një shfaqje në një mol.

Ylli i “Queen” nuk u rrit si mbretëreshë, por për dashurinë e saj për aktrimin thotë se meritor ishte një moment magjik në qytetin e saj të lindjes, Southend-on-Sea, në Angli, shkruan KOHA Ditore.

"Jam rritur në një qytet që ishte paksa si Coney Island (në New York), në stilin e tij. Një vend ku njerëzit shkonin me stil, hanin peshq dhe patatina, i pinin disa birra, villnin, përlesheshin dhe shkonin në shtëpi, duke thënë "Ishte një ditë fantastike!"," qeshi ajo në Live with Kelly and Ryan.

"Por gjithashtu mburreshim se e kishim molin më të gjatë në botë, gjë që edhe e kemi, më të gjatë se çdo mol në Amerikë", buzëqeshi ajo. "’Është 2 km i gjatë. Është vërtet i gjatë dhe shkon deri në grykëderdhjen e lumit Thames.

"Në fund të molit mbanin shfaqje - shfaqja ‘End of the Pier’, ku dilte një komedian dhe një këngëtar. Është një shfaqje variete dhe prindërit e mi më dërgonin ta shihja atë qëkur isha rreth pesë vjeç dhe mahnitesha."

Por ishin vajzat vallëzuese ato që e vulosën me të vërtetë fatin e saj: "Vetëm kur dritat u ngritën, u hapën perdet dhe u futën vajzat", kujton ajo. "Nuk do t'i harroj kurrë vajzat që vallëzojnë rreth këtij byrynxhyku të kaltër. Thjesht u dashurova me idenë e asaj bote fantazie, të mrekullueshme dhe të bukur skenike.”