Showbiz

Al Pacino dëshiron të luajë në filma të këqij

Al Pacino po planifikon të zgjedhë role në filmat për të cilat ai mendon se do të dështojnë, në mënyrë që t’i sfidojë aftësitë e tij të aktrimit.

Filmi i fundit i yllit të “Godfather” nga Martin Scorsese, “The Irishman”, ka marrë vlerësime të mëdha kritike, por ai tha për revistën “GQ” se tani po e tërheqin projektet që ai mendon se mund të dështojnë.

"E dini çfarë? Ndoshta do ta filloj një shprehi të keqe tani", zbulon 79-vjeçari. "Mendoj se po filloj të bëhem paksa pervers. Po filloj të dëshiroj të bëj filma që nuk janë vërtet shumë të mirë dhe të përpiqem t'i bëj më të mirë. Dhe kjo është bërë sfida ime".

Duke shpjeguar se paratë janë, gjithashtu, një gjë për t’u konsideruar, ai shton: "Ndonjëherë ju ofrojnë para për të bërë diçka që nuk është adekuate. Dhe ju e bindni veten të pranoni. Dhe diku brenda jush, e dini që do të jetë dështim.

"Por nga ana tjetër, kur flasim për rrethin e plotë dhe kur e shihni, thoni ‘Oh, jo. Do ta bëj këtë më të mirë." Dhe kaloni shumë kohë dhe i bëni të gjitha këto gjëra, dhe thoni, "Sikur të mund ta bëja këtë një film mediokër", dhe entuziazmoheni nga kjo. Është një impuls që duhet ta heq tani".

Image

Një rol të cilit ia ka vënë syrin është Mbreti Lir, pasi që thotë se tani është i gatshëm ta luajë në ekran monarkun ikonik të plakur të William Shakespeare, shkruan KOHA Ditore.

"As që kisha menduar ta bëja King Lear, gjë që ma ofruan 10 vjet më parë. Por tani kur e shikoj, i kuptoj disa gjëra që nuk i kam kuptuar atëherë. Pra, janë këto mini zbulesa që vijnë", shton Pacino.

“The Irishman” është duke u shfaqur aktualisht në kinema.