Showbiz

Chris Evans nuk planifikon ta përsërisë rolin e Captain America

Descriptive Text

Chris Evans e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Marvel Cinematic Universe si Captain America në serinë e re të Disney+.

Ylli debutoi si superheroi ikonik Captain America në vitin 2010: The First Avenger, por skenari i tij erdhi në një përfundim emocionues dhe prekës në fund të Avengers: Endgame, kur personazhi Steve Rogers ia jep mburojën e tij ikonike Sam Wilsonit të luajtur nga Anthony Mackie për ta marrë mbulojën e Captain America, shkruan KOHA Ditore.

Derisa Mackie do ta përsërisë rolin në serinë e ardhshme të Marvel TV, The Falcon and the Winter Soldier, për Disney+, Evans ka këmbëngulur se koha e tij në franshizë ka përfunduar.

"Jo, me siguri jo", tha ylli për Entertainment Tonight kur u pyet nëse do ta përsërisë rolin.

Ai shpjegoi: “Ishte vërtet e vështirë. Kishte një milion mënyra se si e gjithë “aventura” me Marvelin ka mundur të shkonte keq, dhe nuk shkoi!

"Pra, për ta ruajtur këtë, do të ishte turp sikur ta riluaja rolin", vazhdoi Evans, para se të shtonte: "Përveç nëse do të kishte diçka shumë unike që e ndjejmë nevojën për ta zbuluar... Tani për tani, ndjenja është se duhet të jemi të kënaqur me mënyrën se sa mirë përfundoi."

“The Falcon and the Winter Soldier” do të debutojë vitin e ardhshëm (2020).