Showbiz

Ariana Grande vazhdon të ketë shëndet jo të mirë

Gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur, Ariana Grande, vazhdon të jetë jo e mirë.

Artistja amerikane ka njoftuar ndjekësit e saj se do të qëndrojë sërish larg koncerteve.

“Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur por ndjej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndjej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të marr frymë gjatë performancës. Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, ka shkruar ajo në një Instastory.

Kështu ajo anuloi disa koncerte që lidhen me turneun e saj “Sweetener/Thank You, Next”.

Image