Vitrina e ateliesë “Merita Harxhi Koci” tashmë ka marrë ngjyrat festive. E nëse e shohim detajisht, ajo na rikthen në vitet e 80-ta.
Këtë dekadë, e pasqyron koleksioni me i ri i Merita Harxhi Koci, të cilin disenjatorja e njohur tashmë e ka prezantuar për sezonin vjeshtë/dimër.
Është inspiruar nga epoka e veshjeve me krahë të fryrë, materiale shkëlqyese dhe periudha e cila e thekson më së miri sensualitetin e femrës.
Jo rastësisht disenjatorja është rikthyer në trendet e viteve 80-ta, pasi kjo ishte edhe periudha kur Harxhi-Koci, filloi të eksperimentonte në veshje. Rikujtesë, kështu e quan koleksionin e ri disenjatorja.