Laverne Cox (47), ylli i serisë ‘Orange is the New Black’, në premierën e Charlie’s Angels në Los Angeles, i shokoi fansat me kombinimin e veshjes. Në tapetin e kuq ajo eci në një fustan transparent pa të brendshme. Kombinimin e plotësoi me taka transparente, ndërsa thithat i kishte mbuluar me dy shirita të zinj.
Në seri ajo e luan floktaren dhe të burgosurën Sophia Burset, dhe është femra e parë transgjinore e cila e ka figurën e dyllit në Muzeun Madame Tussauds.

Edhe pse ka lindur si mashkull, ajo gjithmonë ndihej si femër, dhe u rendit në vendin e parë në listën e Guardian World Pride Power, e cila i thekson personat LGBT më me ndikim në botë, shkruan KOHA Ditore.
“Mendova se bota nuk do të më pranojë kurrë kështu si jam. Tashmë i kam shkruar edhe mesazhet lamtumire, në të cilat kërkoj që pas vdekjes të më trajtojnë si femër. Jam e lumtur që mbeta gjallë”, - tha Cox, e cila në shkollën e mesme ishte e ekspozuar ndaj dhunës së bashkëmoshatarëve. Se sa ka dashur të 'dalë ’nga lëkura e saj, tregon fakti që ajo mendoi për vetëvrasje pasi u dashurua në një djalë.