Bill Murray po kthehet në ekranet e mëdha për filmin e ardhshëm Ghostbusters 2020.
Aktori 69-vjeçar është përfolur prej kohësh se do ta përsërisë rolin e tij si favoriti i fansave dr. Peter Venkman në filmin e ri, por tani bashkë-krijuesi Dan Aykroyd e ka konfirmuar lajmin gjatë një paraqitjeje në The Greg Hill Show.
Dan vuri në dukje se Murray, Sigourney Weaver dhe Annie Potts të gjithë i përfunduan xhirimet në film, duke shtuar: "Jason Reitman e shkroi një skenar të bukur dhe të përzemërt, i cili e merr ADN-në e vërtetë nga dy filmat e parë dhe e transferon atë direkt në të tretin, gjeneratën e ardhshme”.
"Filmi ia bart trashëgiminë një gjenerate të re të yjeve, lojtarëve, aktorëve dhe personazheve", shpjegoi ai.
Anëtarët e rinj të kastit në hitin e ardhshëm përfshijnë Paul Rudd, Carrie Coon nga The Sinner, Fin Wolfhard nga |Stranger Things, dhe Mckenna Grace nga “Gifted”.
Ndërsa Murray u ngrit në famë në Saturday Night Live, dhe është shfaqur në komeditë, përfshirë Scrooged, Groundhog Day, dhe dy vazhdimet e para të franshizës Ghostbusters, legjenda e komedisë së fundmi e fitoi një punë të re pas aplikimit për të punuar në një restorant aeroporti në Atlanta, Georgia, shkruan KOHA Ditore.
Yllit që atëherë i është ofruar pozita në restorantin kinez P.F. Chang’s, me një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter ku thuhet: "Bill, je i punësuar! Kur mund të fillosh?".
Murray ende nuk i është përgjigjur publikisht ofertës.
© KOHA