Djemtë e këqij (Bad Boys) Mike Lowrey (Will Smith) dhe Marcus Burnett (Martin Lawrence) janë kthyer edhe një herë, për herë të fundit, në aksionin e përbashkët që në mënyrën e tyre të veçantë t’i fusin kriminelët aty ku e kanë vendin - prapa hekurave.
Bëhet fjalë për filmin “Bad Boys for Life”, që është një kombinim i përsosur i aksionit dhe humorit, film ky i cili këtë dimër do të na vlojë gjakun në vena.
Vazhdimi i shumëpritur i filmit ikonik për djelmoshat e preferuar rikthehet në ekranin e madh këtë janar, ndërsa se a do ta arsyetojë famën e vazhdimeve paraprake, shikoni trailerin më të ri të filmit, i cili sapo u publikua.
Këtë herë djelmoshat tanë të këqij janë pak më të moshuar por po aq të çmendur dhe të rrezikshëm. Edhe pse Marcus (Martin Lawrence) e njofton partnerin e tij shumëvjeçar Mike (Will Smith) për daljen e tij të shpejtë në pension, sepse i ka ardhur koha, Mike e bind atë edhe për një mision të çmendur, shkruan KOHA Ditore. Të dy ata tani, për herë të fundit, si djelmoshat e këqij shkojnë në një përndjekje tjetër të çmendur për t’i luftuar kriminelët, konspiracionet, mashtrimet por edhe humorin e keq. Sepse ata janë – Djelmoshat e këqij përgjithmonë.
Filmi “Bad Boys” me Will Smith dhe Martin Lawrence në rolet kryesore, doli në vitin 1995 dhe e mahniti audiencën në të gjithë botën me një përzierje të shkëlqyeshme aksioni dhe komedie. Filmi i lansoi ata në listën e emrave më të mëdhenj hollivudianë, ndërsa për të dy kjo ishte shfaqja e tyre e parë në ekrane filmike. Pjesa e dytë, e xhiruar në vitin 2003, e arriti një sukses edhe më të madh dhe i lansoi aktorët në krye të top listave.
Pas 15 viteve të gjata, fansat më në fund do të argëtohen duke i shikuar djemtë e tyre të preferuar të këqij në një tjetër aksion fantastik.
“Bad Boys for Life” do të mbërrijë në kinema nga 16 janari.