Showbiz

Filmi i animuar i Pixar, "Soul", në fragmentin e parë shtron çështjet për jetën dhe vdekjen

Edhe pse ditët e tij i kalon kryesisht duke e udhëhequr Pixarin, Pete Docter ende gjen kohë ta realizojë ndonjë film.

Puna e tij e fundit, filmi i titulluar “Soul”, është prezantuar me fragmentin e parë i cili na zbulon çështje të mëdha, e eksploron jetën (dhe vdekjen) dhe përgjithësisht i shtynë kufijtë e besimeve në mënyra origjinale dhe interesante.

Soul e sjell tregimin për Joe Gardener (Jamie Foxx), mësuesin dhe udhëheqësin e ekipit muzikor të shkollës i cili gjithmonë ëndërron fshehurazi të bëhet interpretues profesionist i xhazit, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, kur i jepet më në fund shansi, atij i ndodh diçka e jashtëzakonshme: shpirti i tij disi përfundon në vendin e quajtur You Seminar, ku shpirtrat edukohen dhe formohen para se t’u ndahen njerëzve.

Image

Atje, Joe e takon 22 (Tina Fey), e cila prej kohësh është duke e vëzhguar Tokën duke konkluduar se Toka është një vend i tmerrshëm. Por ajo pranon ta ndihmojë Joe të kthehet atje.

Ahmir "Questlove" Thompson, Phylicia Rashad dhe Daveed Diggs e plotësojnë ekipin zanor të aktorëve, për muzikë janë përgjegjës fituesit e Oscarit, Trent Reznor dhe Atticus Ross, ndërsa meloditë e xhazit vijnë nga Jon Batista, udhëheqësi i bendit nga show The Late Night Show With Stephen Colbert.

Soul do të mbërrijë në kinema më 19 qershor 2020.