Showbiz

Ngjarja botërore e fundjavës: Festa e çiftit mbretëror japonez

I shoqëruar nga brohoritjet e dhjetëra mijëra njerëzve, mbreti i ri japonez Naruhito dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Masako, përshëndetën popullin e tyre në Tokio.

Nën qiellin e kaltër të shoqëruar me rreze dielli, mbreti i ri i Japonisë Tenno Naruhito dhe bashkëshortja e Masako parakaluan rrugëve të Tokios. Vozitja me një makinë kabrio nga pallati mbretëror deri tek rezidenca mbretërore në Akasaka zgjati 4,6 kilometra. Naruhito (59) dhe Masako (55) do të banojnë atje deri sa të rregullohet sipas dëshirës së tyre pallati mbretëror.

Përgjatë rrugëve ishin mbledhur me dhjetëra mijëra japonëze, për të përshëndetur çiftin mbretëror, me brohoritje dhe flamuj kombëtar. Çifti mbretëror shihej në makinën Toyota Century, me ingranazh hibrid, me një disponim jashtëzakonisht të mirë. Kjo makinë renditet në Japoni me një kategori me Rolls-Royce.

Parada ishte planifkuar të mbahet me datën 22 tetor, në kohën e marrjes së fronit nga mbreti i ri. Por për shkak të viktimave të erës së fuqishme dhe vdekjes së dhjetëra njerëzve, ceremonia është shtyrë. Kolona mbretërore ishte e gjatë rreth 400 metra, me 50 makina luksoze dhe motoçikleta. Rreth 26.000 policë e kanë siguruar kolonën.

Në mbrëmjen e ditës së shtunë është mbajtur edhe një ceremoni mbretërore, me rreth 20.000 mysafirë dhe 10.000 qytetarë. Gjatë ditës i kanë vizituar vallëzimet tradicionale dhjetëra mijëra njerëz. Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe personalitete të tjera të njohura kanë uruar mbretin e ri Tenno. Grupi i njohur japonez i muzikës pop, Arashi i ka kushtuar çiftit të ri edhe një këngë të posaçme.