Modelistja e “Playboyt” lidhet dhe grabitet me armë në shtëpinë e saj në Kaliforni

Modelistja e “Playboyt” lidhet dhe grabitet me armë në shtëpinë e saj në Kaliforni

09 November 2019 20:46

Modelistja e “Playboyt”, Lauryn Elaine, është duke e rimarrë veten pas një ballafaqimi të frikshëm me hajnat e armatosur në shtëpinë e saj në Kaliforni, të mërkurën mbrëma.

Burimet policore thanë për TMZ se meshkujt e maskuar ia lidhën duart dhe këmbët modelistes me një zinxhir qeni derisa e plaçkitën shtëpinë në Hollywoodin verior në të cilën ajo jeton me vëllanë e saj, duke i vjedhur më shumë se 30.000 dollarë para të gatshme.

Image

Elaine e liroi veten dhe vrapoi jashtë për të kërkuar ndihmë pasi që hajnat u larguan, shkruan KOHA Ditore.

Zyrtarët e policisë po i shikojnë videot e kamerave në përpjekje për t’i identifikuar hajnat e maskuar.

Elaine ka postuar gjithashtu video pas grabitjes, duke e treguar një pasqyrë të thyer në pjesën e pasme të një dere dhe apartamentin që ishte bërë rrëmujë, duke sqaruar se ata e kishin thyer derën e përparme për të hyrë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme