Sipas mediave botërore, dhe falë burimeve të afërta me Kylie Jenner, si duket miliarderja e famshme e ka gjetur dashurinë e re. Pasi që një muaj më parë u nda nga Travis Scott, babain e vajzës së saj Stormi, miliarderja 22-vjeçare mund të shihet gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e reperit 11-vjet më të moshuar, Drake.
'Ai dhe Kylie po kalojnë shumë kohë së bashku. Ata kanë qenë miq për vite me radhë, ndërsa edhe Drake është jashtëzakonisht i afërt me të gjithë familjen”, zbuloi një burim ndërsa një tjetër shtoi se miqësia e tyre kishte kaluar në dashuri me kalimin e kohës.
E gjithë kjo u forcua edhe më shumë pasi që Kylie Jenner javën e kaluar ishte një nga të ftuarat për ditëlindjen e 33-të të reperit, të cilën ai e festoi në Los Angeles, dhe më pas u pa në partyn e tij për Halloween në West Hollywood, shkruan KOHA Ditore.
Kylie Jenner dhe Drake janë njohur prej vitesh, meqë rrinë në shoqëri të njëjta, dhe ajo, së bashku me motrën Kendall Jenner, e pritën edhe Vitin e Ri me të në partyn e tij në vendin në trend Delilah në Los Angeles.
Ajo i kaloi dy vjet me ish-partnerin e saj, reperin 28-vjeçar Scott Travis, ndërsa nga lidhja e kanë vajzën tashmë njëvjeçare Stormi. Nga ana tjetër, Drake ka muaj që është i lirë, ndërsa nga lidhja me ish-aktoren pornografike Sophie Brussaux e ka djalin dyvjeçar, Adonis.